Masa të ftohta nga veriu i kontinentit do të sjellin dimrin polar në zonën e Ballkanit dhe në vendin tonë, të paktën për disa ditë, deri në fundjavë. Nga dita e nesërme bëhuni gati për të ftohtin polar.
Sipas Meteoalb, vendi do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje, kryesisht në veri të Shqipërisë. Mesdita do të sjellë zhvillimin e tyre. Gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes temperaturat do të pësojnë ulje.
Ato do të variojnë nga vlerat 0°C në zonat malore deri në 17°C bregdeti. Temperaturat e ulëta do të vijojnë deri në fundjavë, dhe ditët më të ftohta priten të jenë e enjtja dhe e premtja.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 55-60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë. Parashikohen edhe reshje dëbore në pjesën më të madhe të vendit tonë.
Diskutime rreth kësaj post