Sipas MeteoAlb dita e nesërme do të mbizotërohet nga moti i kthjellët në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta vranësirash gjatë mesditës dhe pasdites, por nuk do të krijojne mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 42°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.
Ndërsa ditën e enjte territori shqiptar vijon të jetë në prezencën e masave ajrore me origjinë nga Afrika, duke sjellë temperatura shumë të larta. Po ashtu kthjellimet do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të vendit, por në zonat malore do të ketë herë pas here ndonjë vranësire kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por do të vijojnë të rriten në mesditë duke u luhatur nga vlerat ditore 20-43 gradë celisus.
Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar neë det dallgëzim deri në 3 ballë.
Diskutime rreth kësaj post