Kroacia prej tre ditësh është përfshirë nga moti i ftohtë ku ka pasur reshje të dendura shiu, por edhe dëborë në veri.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kroacisë, temperatura më e ulët sot u shënua në stacionin matës Zavizhan, ku temperatura në orën 14:00 ka qenë zero gradë.
Kaq ka mjaftuar që kjo majë malore në Velebitin Verior të zbardhet nga mbulesa e borës.
Duket se reshjet e para të borës në Europë kanë nisur, pasi më herët gjatë ditës ka rënë borë edhe në Slloveni, më saktësisht në majën Kredarica.
Diskutime rreth kësaj post