Dimri në Mesdhe pritet të jetë një ndër më anormalët në 30 vitet e fundit, me temperatura +3 gradë mbi normalen e stinës.
Të dhënat e Qendrës Europiane të Meteorologjisë tregojnë anomali në klimë në periudhën 1990-2020 dhe ndikimi po ndihet në zonën mes Afrikës dhe Europës Jugore, për shkak të pranisë gati të vazhdueshme të ajrit të butë të shtyrë në Mesdhe nga sistemi anticiklonik afrikan.
Sipas ekspertëve, nuk mund të krahasohet me dimrin e vitit 1990, por gjithsesi shifrat mbeten mbi normalen dhe efektet pritet të ndihen edhe në javët në vazhdim, sidomos në Mesdheun Qendror. Temperaturat e larta do të jetë 16/18 gradë.
Diskutime rreth kësaj post