Një 29 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht motrën e tij.
Sipas policisë mësohet se i riu ka dhunuar motrën dhe thyer orenditë e shtëpisë së tyre ndërsa gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan 29 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe në banesën e tyre ka dëmtuar orenditë e banesës. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese.”-thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post