Çmenduria në partinë e vulës nuk ka fund, ku kryetari në prag të shkarkimit, Lulzim Basha ka autorizuar ish-Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi, të thërrasë në një mbledhje urgjente Kryesinë që u shkarkua pak orë më parë nga 5 mijë delegatët e Kuvendit Kombëtar.
Basha ka thirrur ish-Kryesinë me idenë se do të shkarkojnë 5 mijë delegatët që votuan sot unanimisht ndryshimet statutore si dhe shfuqizuan vendimet e fundit të Lulzim Bashës.
Ndër to, edhe vendimin për Kuvendin e 18 dhjetorit, ndërsa në këtë ditë do të zhvillohet referendumi i anëtarësisë për të ratifikuar vendimet e Kuvendit të ditës së sotme.
Megjithatë, çfarë do lloj vendimi që të marrë Lulzim Basha me Kryesinë e shkarkur ato nuk kanë asnjë vlerë statutore, pasi statuti i ri me ndryshimet e miratuara sot, ka hyrë në fuqi.
Njoftimi i shpërndarë për mediat:
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot ora 18:00 do të zhvillohet një mbledhje urgjente e Kryesisë së Partisë.
Sekretari i Përgjithshëm,
Gazment Bardhi”, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post