Një çift në Bengalin Perëndimor në Indi kanë rrëfyer se kanë shitur fëmijën e tyre tetë muajsh për të blerë një iPhone për të bërë “reels” në mediat sociale.
Fqinjët në zonën e Panihati Gandhinagar, një vend tejet i varfër, nisën të dyshojnë kur çifti bleu telefonin e shtrenjtë dhe udhëtoi nëpër Bengalin Perëndimor për të bërë video, ndërsa foshnja e tyre mungonte.
Kur u morën në pyetje, çifti pranoi se ia kishin shitur foshnjën një gruaje në një fshat aty pranë. Të quajtur si Jaydev dhe Sathi, çifti gjithashtu u përpoqën të shisnin edhe vajzën e tyre shtatë vjeçare në fundjavën e kaluar, sipas këshilltarit lokal, Tarak Guha.
Pas rrëfimit të tyre, Sathi dhe gruaja që bleu foshnjën, u arrestuan, ndërsa Jaydev arriti të arratisej dhe po kërkohet nga policia. Media lokale “News9Live”, raportoi se foshnja gjithashtu është gjetur dhe është shpëtuar nga autoritetet.
Diskutime rreth kësaj post