Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio Serbiano, ndodhet prej disa ditësh pas hekurave, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pas sherrit të bujshëm që pati me Noizy-n.
Mirëpo, ditën e djeshme, ai ka thyer rregullat dhe brenda qelisë, pasi ka arritur qe të futet live në rrjete sociale.
Videoja, ku Cllevio bisedon me një vajzë po bën xhiron e rrjetit, ku tregon disa vargje të këngës së re që ka krijuar.
Mes të tjerash, ai përmend dhe faktin se ndodhet në të njëjtin vend me ish-ministrin Saimir Tahiri.
Më pas, në një postim, ai falenderon shokët e qelisë, pasi e kanë pritur si “Personalitet Ganggo”.
Diskutime rreth kësaj post