Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata tha se Meta mund të shpërndajë Kuvendin por ky i fundit nuk mund ta shkarkojë.
“Nuk shkarkohet Presidenti me komision ligjesh. Kushtetuta thotë se Parlamentin e shpërndan Presidenti. Nuk e shkarkon Parlamenti Presidentin, asnjë tagër nuk e ka askund. Parlamenti merr vendim me 2/3 ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese hetimin dhe shkarkimin e Presidentit, hetimin dhe vendimin nëse do të shkarkohet apo jo Presidenti e merr Kushtetuesja. Komisioni Hetimor është antikushtetues. Në të gjitha rastet duhet Gjykata Kushtetuese, nuk funksionon një shtet pa Gjykatë Kushtetuese,” tha Gjata në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post