Çlirim Gjata thotë se përjashtimi i Sali Berishës nga anëtar i grupit parlamentar ka futur Partinë Demokratike në një situatë kritike, që mund ta çojë atë deri në shpërbërje.
“Kurrë nuk do të dëshiroja të diskutoja për këto momente. Ndodhen këto dhe përmbysen gjithçka. Kanë qenë disa veprime pas 25 prillit si zgjedhjet për kryetar, këshillin kombëtar etj. Momenti i përjashtimit të Berishës, mund të çojë në shpërbërje Partinë demokratike”, tha ai.
Gjata tha se i ka shprehur Bashës se vendimi për përjashtimin e Berishës është i gabuar, ndërsa pjesëmarrjen në takimin e parë të Berishës me bazën e argumentoi si “takim të Partisë Demokratike”.
“Ishte takim i Partisë Demokratike, pavarësisht se e inicioi Berisha dhe patjetër që do të shkoja. Ku ka takim të PD patjetër që do të shkoj”, u shpreh ai.
Gjata mendon se me rëndësi në këtë moment është diskutimi i ngjarjeve që çuan në këtë situatë.
Diskutime rreth kësaj post