Gjatë fjalimit të tij në ambientet e Kryeministrisë, ish-Presidenti amerikan Bill Clinton rrëfeu një moment të veçantë të cilin siç shprehet ai nuk do e harrojë kurrë.
Ai tha se pasi la detyrën si Kreu i Shtëpisë së Bardhë, teksa diskutonte me persona të tjerë në një restorant në Neë York, një kamerier iu afrua dhe iu ul në gjunjë duke thënë “falë teje familja ime është gjallë”.
Ky i fundit, thotë Clinton ishte shqiptar nga Kosova.
“Qysh prej kohës kur kam lënë Shtëpinë e Bardhë, kujtoj një moment kur isha në një restorant në Neë York me rreth 12 persona, një kamarier erdhi për të marrë porosinë, uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë, më tha “falë teje familja ime është gjallë” dhe njerëzit e tjerë me të cilët isha nuk e kishin idenë, u shpjegova se ishte një shqiptar nga Kosova, ai foli pak për jetën familjare dhe vazhdoni kështu, mos i hidhni njerëzit poshtë kur ju zhgënjejnë. Ju keni ndërtuar një gjë të lavdishme. Dikur ju ishit një derë e zymtë e mbyllur, tani jeni një derë e hapur. Faleminderit që morët gratë dhe i larguat nga shqetësimet e tmerrshme në Afganistan, faleminderit që keni treguar se duhet ndërtuar një botë ku të jetojmë të gjithë bashkë, gjithë pjesa tjetër është muzikë në sfond.”
Ky episod për ish-Presidentin tregon mirënjohjen e madhe që shqiptarët kanë për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës në vitin 1999.
Diskutime rreth kësaj post