‘Jo vetëm Weinstein, në Shtëpinë e Bardhë ka një sulmues seksual’.
Hillary Clinton zhvendosi debatin rreth producentit amerikan Harvey Weinstein duke e quajtur presidentin Donald Trump ‘sulmues seksual’. Por thashethemet e ngjashme rreth bashkëshortit të saj i quajti lajme të vjetra.
E pyetur nga BBC për rastin e producentit amerikan Weinstein, i cili akuzohet për ngacmime seksuale dhe përdhunime, Hillary Clinton ka përfshirë dhe presidentin amerikan Donald Trump.
Ajo u shpreh se akuzat e ngacmimeve seksuale ishin skandaloze, por e rëndësishme sipas saj është që vëmendja të mos përqendrohet vetëm tek Weinstein sepse kjo sjellje nuk mund të tolerohet në asnjë vend.
Clinton u shpreh se në Shtëpinë e Bardhë ndodhet aktualisht dikush që ka pranuar se është një agresor seksual.
“Sjelljet e tilla nuk duhet të tolerohen, qoftë në kulturë a politikë. Para së gjithash, ne kemi dikë në Zyrën Ovale që e ka pranuar se është agresor seksual’, tha Clinton.
Diskutime rreth kësaj post