TEHERAN, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian, Hassan Rohani u shpreh sot se nuk ndante ndonjë simpati të veçantë midis kandidatëve për presidencialet amerikane, demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump, pasi sipas tij ishte një zgjedhje midis “së keqes” dhe të “keqes më të vogël”.
“Në OKB, presidenti i një shteti më drejtoi pyetjen se cilin nga dy kandidatët preferoja? Iu përgjigja nëse pëlqeja të keqen apo më të keqen apo më të keqen në mesin e së keqes?”, deklaroi Rohani gjatë një fjalimi në Arak në qendër të Iranit.
Ai shfaqet i indinjuar rreth mënyrës ku të dy kandidatët për presidencialet amerikane akuzojnë dhe ofendojnë njëri-tjetrin. A dëshirojmë ne një simbol të tillë demokracie në vendin tonë ? Një proces të tillë zgjedhor”, pyeti Hassan Rohani duke u përgjigjur se krenaria jonë mbështetet në fenë islame, ne ndihemi krenarë për Iranin dhe islamin tonë”.
Ai vlerësoi se SHBA-ja që pretendon në sundimin e ligjit në një shtet demokratik 200 vjeçar, ku morali nuk ekziston aspak.
SHBA-ja mbetet për Iranin “armiku” kryesor pavarësisht një rifillimi të përmirësimit të marrëdhënieve të tensionuara që u vendos përfundimisht në korrikun e 2015 në sajë të marrëveshjes ndërkombëtare mbi programin bërthamor iranian.
Kandidati republikan, Donald Trump premtoi se ”do ta prishte” këtë marrëveshje nëse zgjidhej president i vendit, ndërsa Lideri Suprem,Ali Khamenei iu përgjigj se nëse Trump do të vepronte në këtë formë ai do ta “digjte”.
Presidenti Rohani, një fetar i moderuar i zgjedhur në 2013 pritet të rikandidojë për një mandat të fundit katër vjeçar në zgjedhjet presidenciale të majit 2017./
Diskutime rreth kësaj post