“Mora fjalë” është kthyer në ‘himnin’ e tifozave kuqezi. I madh dhe i vogël këndojnë me zemër këtë këngë e cila ka shoqëruar futbollistët e Kombëtares në çdo ndeshje.
Së fundmi, një tjetër artiste, jo shqiptare, e ka kënduar. Është pikërisht Andreea Vilcan, rumunia e cila është duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjetin social, TikTok.
Ajo së fundmi ka publikuar “coverin” e këgës “Mora fjalë” dhe në fillim të videos ka dhënë një mesazh tepër të ndjerë.
“Çka ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova”, thotë ajo në hyrje të videos, duke njoftuar ndjekësit e saj me mesazhin e këngës.
Diskutime rreth kësaj post