Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për heshtjen e saj “karshi situatave të nëpër të cilën po kalon Kosova”.
Çitaku, përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur presidenten Osmani, se cili është qëndrimi i saj për situatën në të cilën është vendi.
“Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim”, ka shkruar Çitaku.
Më tej ajo ka pyetur “Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të?”
Ajo ka thënë se “qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga ju. Konkretisht çka mendoni? Jo fraza”.
“Tërë karrierën politike e keni ndërtuar në antagonizma. Por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën… E tash? Pse po heshtni?”
Çitaku ka thënë se “nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për likes në facebook”.– tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post