Sot është një ditë shumë e veçantë për modelen dhe moderatoren e njohur Cindy Marina. Bukuroshja mbush plot 25-vjeçe, ndërsa në këtë ditë kaq speciale për të për ajo ka marrë shumë urime nga miqtë, familjarët dhe shokët e saj më të ngushtë.
Nga ana tjetër atë më të veçanti modleja e mori nga vjehrra e saj, Jozefina Topalli. Teksa postoi një foto të nuses në Facebook, ish-kryetarja e Kuvendit zgjodhi fjalët më të veçanta për ta uruar Cindyn.
“Nuk ndodh çdo ditë që të bëhesh 25 vjeçe! Urime Cindy.”- ka shkruar Jozefina.
Cindy ka një marrëdhënie të mirë me vjehrrën e saj dhe këtë gjë e ka treguar vetë ajo gjatë disa intervistave.
Kujtojmë që modelja ka prej kohësh është në një lidhje me djalin e Jozefinës, Genar Topallin dhe çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
Diskutime rreth kësaj post