Përplasja mes kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Artan Hoxha ja sjellë një valë reagimesh dhe mes njerëzve të medias.
Së fundi në një debat në distancë janë përfshirë Çim Peka dhe Andi Bushati. Dje Bushati shkroi një artikull që mediat e kanë të pamundur që të bojkotojnë Berishën, sa kohë që ky i fundit nxjerr denoncime dhe shërben si burim për to.
E megjithatë shkruante Bushati, Berisha nuk luftohet duke e censuruar, por duke e bërë të panevojshëm. Dhe që të arrijmë këtu duhet të jemi në lartësinë e tregimit të së vërtetës së plotë.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar gazetari Çim Peka, i cili pa përmendur emra shprehet se portali në fjalë (duke iu referuar atij të Bushatit) ka më pak klikime në një muaj se vetë statuset e Berishës në ‘’Facebook”.
“Jo vetem delirant por edhe qesharak!!! Nuk do e censuroj Berishen thote, se ka bere nja dy tre denoncime qe edhe qendrojne. Dhe kush e thote?
Drejtuesi i nje portali qe lajmin me te lexuar e ka reklamen per arkitekturen e pallatit te Manes. Te gjitha webet e “Shoqates se gazetareve te hashashit” bashke, nuk kane as 1/10 e klikimeve te statuseve te Sali Berishes ne Facebook.
Ky qe po e meshironte dhe qe do ta botonte me raste, ka ne nje muaj klikime ne webin e tij sa nje status i Sali Berishes. Po te doje ja bej publike edhe te dhenat e vizitave ne web. Mire delirant, por edhe qesharak. Kur mendojne se lajmi eshte ne doren e tyre ne kohen digitale, duhet te jene edhe budallenje. Vertet jane rende…”, shkruan Peka.
Diskutime rreth kësaj post