Tashmë është zyrtare, Çiljeta Xhilaga do të jetë prezantuese e edicionit të dytë të “Tu Si Que Vales Albania”, që cel siparin sot në mbrëmje, ora 21:00, në ekranin e “Vizion Plus”. Produksioni i spektaklit ka zgjedhur këngëtaren seksi, si partneren e Florian Aglliut në këtë rrugëtim, që pritet të zbulojë talente të të gjithave fushave në javët që do të vijojnë.
Mbrëmja e sotme do të rezervojë surpriza të mëdha, duke nisur nga prezantimi, juria e përbërë nga Holta Dulaku, Kastriot Çaushi, Agron Llakaj dhe Vikena Kamenica e deri tek konkurrentët që do të sjellin performanca nga më të çuditshmet në spektaklin e të enjtes./WHO/
Diskutime rreth kësaj post