Teksa po pinin kafe, Bledi dhe Nita komentuan sjelljen e Luizit. Kjo e fundit u shpreh se Luizi i kishte thënë që ajo nuk ka njerëzillëk, pasi nuk ia kishte dhënë shtratin për një natë që të flinte me Kiarën.
Nita i tha Bledit se Luizi është personi i fundit që mund të flasë për anën njerëzore brenda në shtëpi.
Ndërsa Bledi i tha asaj për bisedën që ai dhe Luizi patën në dhomën e gjumit, ku ky i fundit u shpreh se ndihet shumë keq për gjendjen e Bledit.
Ky i fundit tha se nuk di cilin Luizi të besoi, atë të mëngjesit, të drekës, të pasdites apo të natës.
Nita u shpreh se Kiara e pyeti atë nëse Bledi do largohej apo jo nga shtëpia.
Diskutime rreth kësaj post