Drejtuesi i “Terra Ëorld”, Blerim Gjeladini ishte i ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN ku tregoi sekush janë politikanët më të ndjekur në rrjetet sociale dhe cilët prej tyre kanë ndjekës falso.
Gjeladini nënvizoi se kohët e fundit politikani më i ndjekur në rrjetet sociale është kreu i PD-së, Sali Berisha, i pasuar nga kryeministri Edi Rama, i cili ka një ulje të ndjekësve dhe kjo për shkak të llogarive false që e ndjekin.
“Ne kemi bërë dhe një rankim në rang global, por dhe kombëtar kemi dy periudha, atë së fundmi, se kemi një ngjarje të re që është rikthimi e Berishës, i cili së fundmi është i pari. Ai vazhdon të jetë i pari për klikime në Facebook, pastaj vjen zoti Rama dhe të tjerët. Kemi një matje interesante për primaret që kanë sjellë një aktivizim të opozitës, sidomos në FB që janë më lartë se politikanët e tjerë në Shqipëri. Edi Rama është i dyti, por ka një trend negativ, krahasim me reagimin për postime. Trendi është me vetë personi. Mesatarja e reagimit është më e vogël se periudha paraprake. Ne aplikojmë një filtër. Është trend që njerëzit hapin fake account, algoritmi ynë i largon ato. Në llogarinë e kryeministrit ka shumë llogari false. Vetëm në gusht janë mbyllur 13 mijë llogari false. Shumë politikanëve iu ka rënë shumë ndjekja pasi kanë thyer rregullat e rrjetit social”, tha Gjeladini.
Diskutime rreth kësaj post