Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisonin “Të paekspozuarit” në Ora News ka deklaruar se një ministri i është grabitur kasaforta dhe nuk e ka denoncuar.
“Minsitrit i kanë shkuar, e kanë grabitur. Ka marrë vesh që është grabitur shtëpia e minsitrit. Oficeri ka komunikuar me ministrin, që kemi informacion se vila juaj është grabitur. Ministri i ka thënë se jo nuk më kanë grabitur. Urojmë të marrim vesh përfundimin e hetimeve. Këto lloj grupesh kriminale, synojnë para kesh. Problem për Policinë e Shtetit, është se ka hasur në kundërshtimin e këtyre zyrtarëve”, tha Hoxha.
Më tej, ai shtoi se “policia ka informator, ka rrjetin e informatorëve, që e vënë në dijeni se ka ndodhur diçka e tillë. Policia përdor burime të hapura, me pagesë, apo qytetarë. Por, i merr vesh edhe nga grupe kriminale”.
Diskutime rreth kësaj post