Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ditën e sotme në një bisedë në oborr me Luizin dhe Kiarën, Qetsori shfaqej shumë në mendime dhe u shpreh se ajo çfarë e mundon shumë gjatë gjithë kohës është se si të nxjerrë Efin nga shtëpia e “BBV2”, por ajo çfarë është akoma dhe më interesante është se edhe ai vetë nuk e di pse është kaq i fiksuar pas kësaj.
Ditën e djeshme Top Channel ka vendosur të tregojë të gjithë të vërtetën duke sqaruar se Luizi me dëshirë të plotë ka firmosur një kontratë menaxhimi të imazhit dhe rrjeteve të tij sociale. Për vërtetësinë e kësaj, Top Channel ka publikuar video të Luizit, ku me dëshirën e tij të lirë e ka kërkuar këtë gjë dhe dnër të tjera ka cilësuar që menaxhimi i Instagramit të mos ishte në duart e askujt tjetër, madje as të familjarëve të tij, por të Top Channel.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post