Duket se grabitja në Rinas po merr përmasa të tjera. Pasi Alkond Bregasi bashkëpunoi me drejtësinë, policia është duke negociuar me një tjetër person që është i përfshirë në ngjarjen e Rinasit.
Burimet bëjnë me dije se blutë janë duke negociuar me një prej personave të arrestuar, që sipas të dhënave ka lidhje me grabitësit. Nga ky burim policia kërkon të zbardhë akoma më tej ngjarjen në aeroportin e Rinasit.Momentalisht, të arrestuar për llogari të drejtësisë janë Alkond Bregasi, Elton Pikli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Oltion Veseli.
Nëse i arrestuari pranon të bashkëpunojë me drejtësinë, në shkëmbim përfiton uljen e dënimit dhe lehtësi në gjykim.Nga dëshmia e të penduarit Alkond Bengasi, është bërë e mundur që të identifikohen persona që kanë pasuri dijeni për grabitje të arrestuarit e deritanishëm, dy vëllezërit e shpallur në kërkim Klement dhe Eldi Çala, si dhe Admir Muratajn, i cili mbeti i vrarë në grabitje.
Diskutime rreth kësaj post