Epoka moderne ka sjellë rreziqe të reja për shoqërinë njerëzore dhe vetëm pak prej nesh i dinë disavantazhet e përmirësimit të teknologjisë dhe përdorimit të saj në jetën e përditshme.
Hulumtimi më i fundit, i kryer nga Instituti i Shkencave Weizmann, Izraelit, ka zbuluar se ne jemi të ekspozuar ndaj niveleve të dëmshme të rrezatimit elektromagnetik, kur përdorim disa celularë të caktuar.
Një studim i publikuar në Biochemical Journal zbuloi informacione edhe më shkatërruese; pra, përdorimi i një celulari gjatë një telefonate për vetëm 15 minuta mund të shkaktojë ndryshime qelizore të trurit që lidhen me ndarjen e qelizave kanceroze.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Programit Kombëtar të Toksikologjisë, Dr. John Bucher tha për këtë fakt të tmerrshëm: “Me ekspozimin ndaj këtyre rrezatimeve këto 10-12 vjetëve dhe përdorimin gjithmonë e më shumë të telefonave, ekziston shqetësimi i rritjes së kancerit në tru”.
Përveç kësaj, ai deklaroi se edhe më kërcënuese është fakti se kafka mundëson depërtim më të thellë të rrezatimit dhe mund të paraqesë një rrezik më të madh./dritare.net/
Diskutime rreth kësaj post