Bimët kanë fuqinë t’i japing jetë apartamentit tuaj, pavarësisht nga lloji apo madhësia.
Kombinojini fuqitë e tyre transformuese me principet kryesore të zodiakut dhe do të keni një zonë dekorative në shtëpi me fuqinë e një ylli, shkruan Bordo.al.
Lexoni më poshtë për të parë se cila bime i korrespondon shenjës tuaj të zodiakut.
DASHI
Të njohur për shpirtin e tyre interpretues, nje Dash ka nevojë për një bimë që është e fortë dhe shik. Orkideja është një bimë elegante dhe nuk ka nevojë për shumë kujdes, gjë kjo që i përshtatet më së miri Dashit si shenjë. Cilësi të tjera suprizuese te kjo bime: aftësia e tyre për t’u rritur në ajër, gjithashtu dhe vetia shëruese për shikimin dhe sistemin imunitar, bazuar në mjekësinë kineze.
DEMI
I qëndrueshëm dhe praktik, një kaktus është bima shoqëruese më e përshtatshme për këtë shenjë toke. E mësuar më thatësine, apo kushtet e shkretëtirave, kjo bimë ka shumë pak nevojë për ujë (ccdo dy javë do të bënte punë), por gjithashtu kanë nevojë për diell, kështu që sigurohuni të gjeni një vend të rrahur nga dielli për të.
BINJAKËT
Të karakterizuar nga dyzimi, Binjakët kanë një personalitet shumë të adaptueshëm me mjedise, rrethana apo njerëz të ndryshëm. Në ngjashmëri me të, kjo lule ka rreth 500 lloje, të cilat kanë mënyra të ndryshme rritjeje, në varësi të habitatit të tyre. Për të mos përmendur që kjo lule ka një miksim stilesh të gjetheve si në madhësi, ashtu dhe në formë.
GAFORRJA
Kjo shenjë sensitive uji është e dashur, emotive dhe adhuron një ambjent familjar. Zgjidhni një zambak elegant jo vetëm për të celur hapësirën tuaj me lulet e saj të bardha tropikale, por gjithashtu për të pastruar ajërin me aftësitë e saj mahnitëse – lulja perfekte për një gaforre, e cila mbahet për kujdesin që ju fal të tjerëve.
LUANI
Luanët janë kreativë, dramatikë dhe e dashurojnë qendrën e vëmendjes, kështu që kjo lule është mëse e përshtatshme me ta. Kjo bimë solide ka gjethe të mëdha dhe të dendura, duke e kthyer kështu çdo cep që do ta vendosni, do të marrë vëmendjen e duhur, njësoj si ju.
VIRGJËRESHA
Mund të mbështetesh gjithmonë te Virgjëreshat për të qënë të përgatitur për çdo gjë. Personaliteti i tyre praktik është në sinkron me lulen Aloe Vera, e domosdoshme për kuzhinën tuaj ose si aksesor për tualetin. Kjo bimë është balanca perfekte mes të bukurës dhe funksionales, me një stil me cepa dhe shpues, por gjithashtu me aftësi mahnitëse kuruese.
PESHORJA
Një bimë që nuk ka nevojë për shumë mirëmbajtje, si bima e gjarpërit, është ideale për Peshoret. Kjo lule shtëpie, jo vetëm që është tepër e thjeshtë për t’u kujdesur me ujitje periodike dhe ndriçim indirect, por gjithashtu nuk është e shtrenjtë, gje kjo që i përshtatet tendencës së kësaj shenje ajëri për të ndërrmarë vendime të duhura dhe të mirëinformuara.
AKREPI
Akrepat përfaqësojnë pasionin dhe të vendosurit në mënyrë intense. Ne rekomandojmë një pemë tropikale palme, për t’ju përshtatur shpirtit dhe energjisë së tyre, por kuptoni se këto bimë kanë nevojë për pak më shumë punë se të tjerat, duke u nevojitur ujitje rutinë dhe menaxhim të mirë drite.
SHIGJETARI
Petalet e veçanta violë të lules së pasionit, e pasqyrojnë më së miri natyrën aventuriere dhe entuziaste të Shigjetarit. Kjo bimë është e thjeshtë për t’u mbjellë dhe rritet lirshëm, duke iu përshtatur më së miri kështu personalitetit të kësaj shenje.
BRICJAPI
Kjo bimë kineze dekorative kërkon kujdes minimal – perfekte për Bricjapët që merren gjithë kohës me punë. Kjo lule e fuqishme rritet thjesht dhe përshtatet me thuajse çdo kusht të interiorit.
UJORI
Një Ujor tipik është eksperimental, inovativ dhe i pavarur. Imagjinata e kësaj shenje kreative, shkon më së miri me bimët e ajërit, të cilat mund të rriten kudo. Kjo lule ka pamje klasike. Sugjerojmë ta vendosni në një akuarium të xhamtë, apo një vazo qeramike.
PESHQIT
Bima e Bonsai-t është kombinimi më i mirë me shenjën e Peshqëve. Personaliteti i kësaj shenje uji manifeston imagjinatë dhe kreativitet, gjë kjo që harmonizohet më së miri me simbolin e kësaj bime për paqe, harmoni dhe balancë.
Diskutime rreth kësaj post