Gazetarja Anduena Llabani ka treguar skemën të cilën përdorin shqiptarët për të emigruar në Britaninë e Madhe.
Llabani është shprehur se ata që kalojnë kufirin për në Angli kanë njerëz që i presin dhe kryesisht përdorin linjën e autobusëve për të mbërritur në vendet e BE-së dhe më pas prej atje tentojnë të kalojnë kufirin.
E ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Llabani tha ka dhe raste që kalojnë nga Rinasi.
“Pak kohë më parë, kryesisht unë kam pyetur në Drejtorinë e Migracionit dhe kam marrë një informacion. Këta njerëz që kalojnë kufirin, kryesisht kanë njerëz që i kanë në Angli, pjesë të kontaktit të tyre. Çfarë ndodh? Ata i garantojnë këtyre një kontakt deri në Francë. Ti ke pasur shumë shtetas që për të shkuar në Francë, përdorin linjat e autobusëve, edhe avionëve, kryesisht nga Mali i Zi, Prishtina dhe në shumë pak raste, edhe nga Rinasi.
Më pas, në Angli, i orientonte dhe i siguronte pikën e kontaktit në Francë, për të vazhduar më pas me gomone për të vazhduar në Kanalin e La Manshit. Këta shtetas që ikin me autobus, përdorin kryesisht linjat të Kosovës, nga Kosova në Mal të Zi, në Hungari dhe më pas drejt Francës”, theksoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post