Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha në “Ilva Now” se reforma në drejtësi ishte një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij politike.
Ndërkaq pendesa më e madhe e kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, ishte koha e ndarë padrejtësisht mes punës dhe familjes, ku kësaj të fundit siç u shpreh dhe Xhafaj i ka kushtuar shumë pak vëmendje në krahasim me kohën e dedikuar detyrës.
Sipas tij arsyeja pse duhet bërë pjesë e Kuvendit edhe pas 30 vjetësh në politikë, është vizioni që Xhafaj ka për të mbështetur luftën kundër korrupsionit.
“Sepse besoj se kam njohjen e nevojshme, vizionin e duhur, dhe vullnetin për ta mbështetur këtë vizion. Unë mendoj se korrupsioni është një gangrenë e madhe në këtë vend. Korrupsioni nuk është një perceptim më, por është realitet dhe një ndër arsyet që u detyruam të bënim një reformë aq të thellë ishte korrupsioni. Për të luftuar korrupsionin e xhepit, por edhe atë që quhet ndryshe si korrupsionin i kravatës. Korrupsioni i xhepave dëmton, por korrupsioni i kravatave shkatërron sistemin shtetëror, e gërryen sistemin demokratik dhe qeverisjen vendit. Reforma në drejtësi është një hap i madh dhe shpejt do shohim rezultat në këtë drejtim”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post