Presidenti Ilir Meta i dërgoi maxhorancës emrin e tij për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Bëhet fjalë për këshilltarin për Sigurinë të Presidentit të Republikës, Bahri Shaqiri.
Shaqiri është ish-drejtuesi i Shërbimit Informnativ Shtetërore, i larguar përmes një loje të çuditshme të Berishës në verën e nxehtë të vitit 2012, e cila kapi gafil edhe ambasadën amerikane në Tiranë.
Propozimi i Metës në këtë moment duket tejet i pazakontë, jo për emrin e Shaqirit, i cili duket një emër i gjetur për në krye të KLSH, por për kohën kur ndodhi.
Ky propozim i Metës, për të vënë këshilltarin e tij në krye të KLSH, një prokurorie paralele posaçërisht për institucionet publike, vjen në kulmin e përplasjes së tij me maxhorancën pasi i ka kthyer një numër të madh ligjesh si edhe kandidaturën e Ramës për ministër të Jashtëm, Gent Cakajn.
E gjithë kjo nuk duket një lojë apo provokim i Metës ndaj Ramës, pasi ish-kreu i LSI ka treguar se nuk është rraca e politikanit që “djeg” njerëzit e afërt thjesht për të bërë teste.
Të paktën, Bahri Shaqiri nuk është emri me të cilin Meta ka luksin të provokojë Ramën.
Prandaj me shumë gjasë, Shaqiri do të votohet nga maxhoranca si kreu i KLSH dhe Meta i ka siguruar votat pro tij.
Në këto kushte, duket se ka një pakt Rama-Meta që ky i fundit të çojë këshilltarin e tij në krye të KLSH, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë “deal-i” apo shërbimi ka marrë Rama nga Presidenti për të mbyullur një marrëveshje të tillë. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post