Ministri i Financave në ikje, Arben Ahmetaj ka bërë një bilanc të vitit që sapo lamë pas në një bashkëbisedim me gazetarët.
Pas përmbledhjes që referoi para medias, Ahmetaj u pyet nga gazetarët edhe sa i takon shkarkimit të tij nga kryeministri Rama më 28 dhjetor bashkë me 6 ministra të tjerë dhe zv.kryeministren.
“Z.Ahmetaj cila do të jetë e ardhmja juaj pas shkarkimit si ministër, a do të merrni ju drejtimin e Komisionit të Ekonomisë”, u pyet ministri në ikje, por ai preferoi të përgjigjet i prerë:
Ahmetaj: Pse, shqetësimi i i shqiptarëve është e ardhmja ime?
Gazetarja: Është shqetësimi im.
Ahmetaj: Atëherë, do ta them personalisht!
Gazetarja: Komisioni i Ekonomisë është i rëndësishëm pasi nxit iniciativa…
Ahmetaj: E ardhmja ime nuk është shqetësim sot për qytetarët, megjithatë unë jam deputet. Pas datës 21 do jem deputet dhe do bëj atë që kam bërë si deputet. Të qenit deputet nuk do të thotë më pak reformator.
Diskutime rreth kësaj post