Po përgatitet për emisionin e ri “Take me out”, Luana Vjollca në rrjetet sociale tregon në mënyrë të vazhdueshme se është e impenjuar me punë nga mëngjesi në darkë, duke u marrë me projektet e saj të reja. Mirëpo, këto angazhime të shumta të Luanës duket se e kanë lodhur partnerin e saj, Krenarin.
“Lodhja” e tij ka arritur deri në atë pikë sa Krenari i është ankuar publikisht moderatores në postimin e fundit në Instagram.
Krahas fotos ku Luana tregon se ndodhet në studio duke regjistruar, partneri i saj shkruan:
“Na ke lodh pune pune qu shko naj pushim mo..”
Moderatorja nuk i ka kthyer ende një përgjigje Krenarit, i cili le të themi që “e ka ftuar” partneren për të bërë disa pushime.
Luana dhe Krenari po shijojnë prej disa vitesh lidhjen e tyre të dashurisë, mirëpo kanë preferuar të tregohen sa më diskret në publik për marrëdhënien e tyre.
Diskutime rreth kësaj post