Kjo e enjte nisi me debat për Kiarën dhe Luizin, kjo pasi Luizi nuk i tha “Mirëmëngjes”.
Ajo i shpjegoi situatën Armaldos, duke i thënë se të gjithë banorët mund të kenë momentet e tyre të vështira brenda shtëpisë, por midis tyre nuk duhet të mungojë komunikimi asnjëherë.
Por kjo situatë mes tyre nuk zgjati për shumë gjatë. Luizi i tha Kiarës që ishte thjeshtë një moment që ai lëshoi veten, asgjë më shumë.
Kiara u shpreh se komunikimi është shumë i rëndësishëm për të dhe se ai duhet t’ia thojë kur është i mërzitur.
Pas sqarimit, mes njëri tjetrit vijuan puthje dhe përqafime.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post