Një çifti bashkëshortësh të cilët kanë ngritur një resort në Dhërmi “Sarajet e Pashait” i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku kanë shprehur mllefin e tyre për një problem në lidhje me investimin e tyre në zonën e plazhit.
Pronari i resortit ka bërë publike në rrjetin social Facebook një pjesë të përgjigjes që kryeministri i ka kthyer, përmes e-mailit ku i ka garantuar ata se do të interesohet për çfarë i shqetësonte.
“Kur kisha humbur shpresat se dikush do dëgjonte zemërimin tim, ndodhi ajo që nuk e kisha imagjinuar kurrë! Pasi i dërguam një e-mail (mbushur me mllef dhe inat) kryeministrit të Shqipërisë, si për habinë tonë na erdhi një përgjigje prej tij! Publikisht, sot, shpreh mirënjohjen time të madhe për këtë gjest nga ana e tij dhe i jam mirënjohes pafund për këtë dritë jeshile që më hapi në këto momente të vështira! Ju faleminderit z.Edi Rama”, shkruan ai në Facebook, duke lënë të kuptohet se ka gjetur zgjidhje për shqetësimin që kishte me biznesin e tij.
Përgjigja që Rama i ka kthyer çiftit të bashkëshortëve, në e-mailin e shkruar nga gruaja e tij:
…Mbase nuk je e vetëdijshme se sa fyese ishte letra jote e parë, të cilës s’do t’i isha përgjigjur fare nëse nuk do vlerësoja faktin se familja juaj lufton vetë për punë e fitime, fakt që, po ta përsëris, s’duhet kurrë të të bëjë t’i japësh vetes të drejtën të fyesh këdoqofte, sado në majë të hundës të të ketë ardhur nga një problem a një hall sado i madh! Nejse, letra e dytë është e qartë dhe unë do bëj timen sepse e kuptova çfarë kërkoni. Arturit bëji të fala dhe siguroje që dritat do vijnë njëherë e mirë sepse investimi po përfundon, ndërsa fotografinë time më mirë mos e vërë fare se sa pastaj ta heqë kur të vijë fushata:-)))
Sezon të mbarë
Edi
Diskutime rreth kësaj post