Olta, Luizi dhe Kiara janë përfshirë në një bisedë interesante, teksa tema ishte puthja e shumëpritur. Gjatë një bisede që ishte duke bërë me Kiarën në dhomën e gjumit, ndërkohë që prezent ishte dhe Luizi, Olta e ka këshilluar Kiarën ta puth Luizin dhe të kuptoj vëretë çfarë ndien.
Nga ana tjetër ajo i ka treguar se nëse kjo puthje është vërtetë e ndjerë atëherë ky rrugëtim në BBV ka për t’i shijuar dyfishë.
“Puthe tamam se nuk ka vdek njëri nga puthja. E kam me vërtetë puthe dhe kupto se çfarë emocionesh ndien për ketë njeri. Sepse aroma, emocionet e buzës që ndjen dhe magjia që ndodh mes një puthje është shumë e rëndësishme.
Unë realisht kur pash burrin tim pas 24 orësh, thash ky është burri im, por kur e putha unë shita biznesin, lash punën.
Jepja vetës këtë mundësi, çohu dhe puthe tani dhe mendo qe ky njeri është apo jo për ty sepse përgjigja që ti pret është tek puthja.“– tha Olta.
Diskutime rreth kësaj post