Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin mëngjesin e sotëm, ku një çift i moshuar është hedhur nga kati i 6-të i pallatit duke humbur jetën në vend. Viktimat janë Kujtim dhe Këze Agalliu dhe kishin pak muaj që ishin transferuar nga fshati Qereshnik në qytetin e Beratit, në një pallat të ri në zonën e quajtur ‘Pjeshkore’ në lagjen ‘30 Vjetori’.
Së funmdi është zbardhur edhe dëshmia e fqinjëve ku njëri prej tyre ka parë edhe ngjarjen.
“Pamë që plaku e shtyu gruan dhe pak sekonda më vonë u hodh dhe vet” ka thënë një dëshmitar.
Sipas burimeve raportohet se burri vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa merrte edhe mjekime.
Në një verison të plicisë thuhet se ngjarja në fjalë ka qenë e planifikuar nga çifti, pasi ata nuk donin që të jetonin në qytet, por në fshatin e tyre. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post