Sipas disa studimeve në SHBA çiftet që flenë në dhoma të ndara janë më të lumtur. Por sa përputhet ky konstatim me kulturën shqiptare? Psikologu Edmond Dragoti ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të premteje në “Good Morning Albanians”, ne Euroneës tha se në kulturën shqiptare nuk praktikohet shumë fjetja e ndarë.
Sakaq ai tha se një mik i tij ka gjithë jetën që fle i ndarë nga gruaja.
Psikologu u shpreh se miku i tij i cili fle në aneks, ndihet shumë mirë duke qenë se kur flenë ndarë “i shpëton” dominancës së gruas.
“Ne nuk e kemi në praktik të shpesht këtë fjetjen të ndarë, ndërkohë shoku im e shkoi gjithë jetën në aneks, sepse guran e kishte dominante. Varet edhe nga marrëdhëniet që krijohen në familje. Ajo përcaktonte se kur duhet të flinte dhe kur nuk duhet të flinte ky në dhomin e gjumit. Ai filloi të ndihej i kënaqur kur flinin të ndarë, se kështu i shpëtonte dominancës së gruas”, tha psikologu Edmond Dragoti.
Diskutime rreth kësaj post