Duke lundruar nëpër Bibliotekën e pafund elektronike të Besir Bajramit, më zuri syrin një kapitull i veçantë i quajtur “Çiftelinë nuk e sollën osmanët ! “ . Një literaturë e mbledhur me kujdes së cilës duhet kushtuar vëmendje më të madhe për ta trajtuar më shumë nga etnologët , muzikologët , arkeologët dhe historianët shqiptar .
Së pari pak histori të përgjithshme e cila duhet ta “vërshon “ botën me të vërtetën e saj . Jemi në Atikë: “ E tërë fshatarësia e rrethit të Atikes si dhe pjesa lindore e Boetisë ( nga aty janë “të gjitha gratë” , “ Tanagra” ) dhe një e pesta e e banorëve të vet Athinës janë shqiptar ..
Kurse në Britanica shkruan se e tërë fshatarësia e Greqisë është shqiptare
Përsëri , Robert Gordon Latham shkruan- e tërë Greqia , edhe Morea aty, ishin Skipetar; kjo para ardhjes së helenëve .
Ai , gjithashtu shkruan me admirim për praninë e Shqiptarëve në Atika dhe në Moré si dhe në ujdhesat e Hydres dhe Specias. Atij i dukej shumë mbresëlënës udhëtimi në qarkun Plaka të metropolit grek. Në këtë vështrim , në një rast ai shkruante : ‘ E kalova një ditë të bukur afër dyerve të Adrianit , Perandorin Romak, ballë pë ballë me Plakën (opposite to Plaka ) aty i pashë një grup fëmijshë të cilë e kish bërë një top nga leckat dhe loznin futboll ( topkëmbe ) dhe flitnin e lazdroheshin shqip.
Sa i përket instrumentit të popullarizuar shqiptar , çiftelisë ; ai nuk i soll nga osmanët , por ishte këtu që nga lashtësia (The stele “man with a dog”, Attica. DODWELL, Edward. A classical and topographical tour through Greece, during the years 1801, 1805, and 1806, Rodwell and Martin, 1819. )
Në Turqi quhet Bagallama , një instrument me tela i cili është i përhapur nga kulturat e ndryshme të Mesdheut dhe Lindjes së Afërme . Shpesh i thuhet edhe SAZ (nga persishtja ساز, ) , një instrument me “qafë” të gjatë e me shumë tela.
Instrumentet e tilla të ngjashme me “ Bagllamen turke “ ( sot ) ose me sharkinë tonë ( po ashtu ,sot ) janë gjetur në gropimet arkeologjike në varrezat sumere dhe hitite të Anadollit (Baglama Origin, by Erol Parlake )
Por mbetet shumë për t`u bërë në zbulimin e të vërtetës sonë të humbur , të mohuar dhe të përvetësuar .
Në çifteli këndonte edhe Bizanti. Kemi prova . Por, prapë një pyetje, Ku jemi ?
Diskutime rreth kësaj post