Idajet Beqiri i ftuar në emisionin ‘Hard Talk’ ka bërë një deklaratë të fortë. Sipas tij Partia Socialiste realisht i fitoi zgjedhjet e 3 korrikut të vitit 2005 dhe PD nuk ishte fituese.
Por nga rrethanat që ishte vendi dhe politika, SHBA mendoi që ishte në të mirë të vendit dhe situatave që në Shqipëri të kishte rrotacion dhe Fatos Nanos duhet të largohej nga pushteti. Beqiri rrëfen se më 1 korrik 2005 në Tiranë mbërriti në një vizitë gjysmë zyrtare vetë kreu i CIA-s Porter Goss i cili pati një takim kokë më kokë me Fatos Nanos duke i kërkuar që të mos vijonte më të ishte në pushtet edhe nëse fitonte zgjedhjet.
–Në vitin 2005 problemi ishte që politika e asaj kohe duke filluar me Fatos Nanon në krye donin ta dorëzonin vetë ata, por ne i dimë sepse nuk jemi të vetvetes, ne i dimë dhe i respektojmë aleatët tanë të mëdhenj, do ta respektojmë domosdo SHBA-në, sepse na dha shtetin e Kosovës përveç të tjerave edhe stabiliteti.
-PD e solli në pushtet SHBA?
-Patjetër, nuk mund të kalonte më shumë se tetë vjet. Duhet ta dorëzonte dhe tërë ato taktika veprimi që u përdorën atëherë nga Fatos Nano kryeministër ai ishte misionar për të dorëzuar me çdo kusht pushtetin. Është thirrur madje, që duhet ta dorëzosh dhe i është thënë hapur kjo gjë. Lodrat që bëjnë politikanët apo teoritë konspirative , por kjo është reale që ua them unë juve. Se jam i brendshëm dhe e di shumë mirë këtë punë. Ku është thirrur, kush e ka thirrur dhe ku ja çoi mesazhin. Dhe nuk e pëlqeu hiç ai meqë ra fjala , ai që i çoi mesazhin donte dhe ta shkarkonte nga detyra dhe u bë armik me të , por kur mori vesh pastaj që nuk ishte ai, atëherë u bind.
-SHBA-ja i tha Fatos Nanos ik?
-Patjetër. Sepse duheshin vendosur ekuilibra.
-Zgjedhjet janë mbajtur në 3 korrik të 2005. Në datën 2, ka qenë shefi i CIA-s në një takim në Tiranë me Fatos Nanon në restorant Piazza. Ka lidhje me këtë?
-Po patjetër.
Diskutime rreth kësaj post