Partia Socialiste për t’ju ardhur në ndihme qytetarëve jo vetëm vë në dispozicion shpjegimin për check-up që është falas për qytetarët por edhe zbulon sëmundje dhe mundëson parandalimin e tyre.
Në një postim pasditen e të hënës në rrjetin social Facebook të faqes së PS-së, thuhet se “Koncesionet kanë qenë gjithnjë pjesë e debateve si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë mediatik dhe publik. Ajo që mësë shumti vihet re në këto debate janë motivet nga të cilët nisen aktorët për të shprehur kundërshtite dhe mbështetjen ndaj tyre, sesa cilat kanë qenë dhe janë vlerat konkrete të këtyre koncesioneve. Në këtë vorbull debatesh ka qenë edhe koncesioni për check-up, i cili në jo pak raste është anatemuar, pa u ndalur në faktet konkrete, në arritjet dhe leverdit e këtij koncesioni”.
“Përtej debateve emocionale dhe konflikteve të interesit, duhet nëvizuar se check-up falas për qytetarët mbi moshën 40 vjeç, jo vetëm ka qenë mjaft i leverdisshëm për qytetarët, pasi nuk ka rënduar në xhepat e tyre, por nga ana tjetër ka arritur të zbulojë në shumë raste edhe probleme shqetësuese shëndetësore të tyre, të cilat “flinin” për një kohë të gjatë në trupin e tyre dhe personat nuk i dinin. Check-up ka shërbyer në këtë mënyrë si një “këmbanë alarmi” në mënyrë që personat të cilët i janë nënshtruar këtij procesi të marrin masa lidhur me problematikat shëndetësore të konstatuara”, shpjegohet më tej.
“Siç vihet re gama është mjaft e gjerë. Nëse një person do të donte të merrte të dhëna mbi shëndetin e tij, nëse këto procese ekzaminimi do të kryheshin të ndara veç e veç, atëhere kjo do të rëndonte tej mase buxhetin e tij deri në 80-90 euro. Këto pak a shumë janë edhe shifrat që ofrojnë spitalet private në Shqipëri përsa i përket check-up. Ndërsa ky shërbim nëpërmjet koncesionit të check-up ofrohet falas për qytetarët. Por, cilat kanë qenë rezultatet? Ka mjaft raste në mbarë vendin që check-up ka arritur të zbulojë në vetëm gjashtë muaj aktivitet, probleme shëndetësore, që vetë personat që i janë nënshtruar këtij procesi, nuk i kanë ditur”, thuhet në postimin e faqes së PS-së.
Dhe në fund pohohet: “Leverdia ekonomike? Nisur nga rastet konkrete dhe të tilla ka shumë në të gjithë Shqipërinë, vlerësohet se chek- up, jo vetëm është një leverdi ekonomike për familjet shqiptare, por nga ana tjetër, ndihmon seriozisht për të zbuluar falas problemet shëndetësore, të cilat në rrugë të tjera një familjeje shqiptare do t’i kushtonte qindra euro. Në këtë mënyrë, të gjithë ata persona të cilët rezultojnë me probleme shëndetësore, do të mund të marrin masa për mbarëvajtjen e shëndetit, jo vetëm duke kursyer para, por edhe duke marrë mjekimin e duhur për rastet e konstatuara”.
Diskutime rreth kësaj post