Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj shkruan për takimin dhe temat e diskutimit në takimin me homologun e tij grek, Nikos Dendias.
Takimi është mbajtur në Bruksel, ndërsa sipas Cakajt me Ministrin e Jashtëm grek është diskutuar përmbushja e objektivave të përcaktuara nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në qershor 2018. Po ashtu, mes Cakajt dhe ministrit grek të Jashtëm janë diskutuar një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti.
Postimi i plote:
“Gjatë qëndrimit në Bruksel zhvillova edhe një bisedë me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Biseduam për ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri – me theks të veçantë në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në qershor 2018 – për të mundësuar çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE pas miratimit të metodologjisë së re të negociimit.
Po ashtu, diskutuam për një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti.
Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë që prej orëve të para të pas termetit e deri tani që po vazhdon me përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete.” ,-shkruan Cakaj në profilin e tij në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post