Kosova ka nevojë për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirës në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.
Kështu tha presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.
Meta tha se Shqipëria po ndjek nga afër këtë proces dhe do të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në të gjitha fazat.
Kadri Veseli, gjatë ditës u takuan edhe me homologun e tij nga Shqipëria, Gramoz Ruci. Ai tha se në dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të jenë bashkë pushteti dhe opozita.
Ndërsa, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u bëri thirrje partive politike në Kosovë që të jenë unike në fazën finale në dialogun Kosovë-Serbi.
Veseli gjatë ditës në Shqipëri u takua edhe me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Diskutime rreth kësaj post