Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Mynih në kuader të Konferencës së Sigurisë ka zhvilluar sot pasdite një takim me Sekretarin britanik të Shtetit për Punët e Jashtme, Komonuealthin dhe Çështjet e Zhvillimit, James Cleverly.
Gjate takimit u diskutuan rrugët për zbatimin konkret të Komunikatës së Përbashkët të dy Kryeministrave, në të gjitha fushat që ajo mbulon, si zbatimi i kuadrit ligjor për bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, etj.
Dy zyrtarët diskutuan gjithashtu lidhur me perspektivat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve. Sipas kryediplomates shqiptare, fokusi i bashkëpunimit mes dy vendeve duhet të jetë më i gjerë se çështja e emigrimit dhe të përfshijë rritjen e marrëdhënieve ekonomike, investimet britanike dhe bashkëpunimin në fusha konkrete të energjisë.
Diskutime rreth kësaj post