Kryeministri Edi Rama dihet se është një politikan supersticioz që beson sinjalet që vijnë nga parashikimet e yjeve.
Rama ka lindur me 4 korrik dhe i përket shenjës së Gaforres. Në astrologji kjo është shenja që beson më shumë te instikti dhe parashikimet e fatit, sidomos para vendimeve të rëndësishme.
Këto ditë Kryeministri ka pyetur deri në lodhje këshilltarët e tij lidhur me vendimin që duhet të marrë për koalicionin me LSI. Njerëzit e sondazheve i kanë sjellë dhjetëra modele dhe formula matematike. Drejtuesit e afërt në PS i ‘fryjnë në vesh’ se cili duhet të jetë qëndrimi i tij lidhur me Ilir Metën dhe LSI. Të gjithë kanë argumentet pro dhe kundër.
Por më shumë se këshillat njerëzore politikanët drejtohen nga instikti dhe parashikimi. Në horoskopin kinez Rama i përket shenjës së Dragoit. Të lindurit në këtë shenjë janë kundër kompromiseve dhe u pëlqejnë sfidat e forta. Lidhur me muajin prill, për shenjën e Dragoit horoskopi Kinez thotë se ky do të jetë muaji i vendimeve të mëdha dhe pavarësisë. Në sferën profesionale, horoskopi kinez thotë se të lindurit në këtë shenjë do t’u japin fund marrëveshjeve (aleancave) të dëmshme dhe të panevojshme.
Shënim: Ka pasur edhe sugjerime që për koalicionin me Metën, Rama të ndikohet dhe nga shenjat që jep Orakulli i Tomorrit, ose Abaz Aliu. Por ka dyshime se këta të fundit janë blerë nga LSI.
Diskutime rreth kësaj post