E ftuara e radhës në “Cherry on Top” ishte Lajla Kamata (Baci), mamaja e Heidi Bacit e vila foli për gjithë rrugëtimin e vajzës së saj në BBV.
Lalja u shpreh se i ka shmangur daljet televizive dhe se kjo eksperiencë nuk ka qenë aspak e lehtë as për familjen e Heidit.
Ajo tha se edhe takimi i babait të saj është keqkuptuar, pasi ai në asnjë moment nuk ka ndikuar në vendimet e Heidit.
Lajlja tregoi edhe se çfarë mendojnë për historinë romantike të Heidit brenda BBV3.
“Nëse Heidi do jetë në finale, mendoj se Genti do shkojë për surprizë. Nuk ka dashur që të lidhet emri i tij me Heidin si në rastin e parë. E ka pasur merakun, nuk është eksperiencë e lehtë. Genti ngaqë bëri surprizën dhe doli sikur po komandonte jetën e Heidit dhe nuk deshi të bënte të njëjtën gjë. Por realiteti nuk është ashtu, Heidi ka qenë totalisht e lirë”.
“Genti do të shprehet kur ta takojë Romeon. Nuk do ta them çfarë mendon, le ta thotë Genti vetë. E kuptoj nga gjestet që është e dashuruar. Duke njohur Heidin, ajo do ta ketë të vështirë ta lërë Italinë se është e lidhur me punën me shkollën, me shoqërinë. Por nëse dashuria është e aq e fortë, ia lëmë Heidit”, tha nëna e Heidit.
Diskutime rreth kësaj post