Marigoja e kanë denigruar duke e cilësuar si qëndistaren e flamurit. Ishte kjo deklarata e historianit e Erald Kaprit. Sipas tij është e gabuar që Marigoja është paraqitur si një shtëpiake e thjeshtë që qëndisi flamurin, kur ajo ka qenë një nga gratë intelektuale më të mëdha të kohës së vet.
Nga ana tjetër historiania Nevila Nika solli në vëmendje se ka shumë histori për flamurin.
Disa thonë që e qëndisi Marigoja, gjë që edhe mund ta ketë bërë, siç mund ta bënte çdo grua, ndërsa ka të tjerë që thonë se flamurin e sollën nga Amerika.
Të dy historianët pohuan se nuk dihet ku është flamuri që u ngrit në ballkonin e Pavarësisë në Vlorë, ndërsa theksuan se nuk dihet as historia e saktë se nga ku erdhi flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krenare.
Po ashtu, Kapri tha se shqiptarët duhet të dinë se Shqipëria u krijua si shtet falë një elite kombëtare dhe përpjekjeve të saj të vazhdueshme.
Sidoqoftë ai sqaroi se Shqipëria nuk do të krijohej nëse vendet evropiane nuk do të thoshin po.
“Fill pas shpalljes së pavarësisë, në Vlorë, të gjitha fuqitë e mëdha europiane e pranuan që të ketë një shtet të pavarur shqiptar ndonëse nisën diskutimet se sa i madh do të jetë e si do të jetë derisa vendosën të jetë një principatë me një princ europian.
Kështu në jemi një projekt në Europë dhe duhet të jemi mirënjohës sepse ka dhe kombe të tjera që kanë luftuar më fort se shqiptarët, si kurdët për shembull dhe nuk e kanë shtetin e tyre. Duhet ta shohim historinë dhe më në kontekst. Pa rolin e Austro-Hungarisë e cila kishte një interes thelbësor të krijonte shtetin shqiptar, Shqipëria nuk do të ishte krijuar” – u shpreh Kapri.
Diskutime rreth kësaj post