Gjatë një bisede me familjarët e Sokol Mesitit, Kryeministri Edi Rama u ka premtuar se shumë shpejt ata do të futen në banesë të re, i ka inkurajuar për fatkeqësinë duke u thënë se “çfarë nuk të vret të bën më të fortë”.
“Do të bëjmë edhe këto vizitat, por të ndërtojmë njeherë. Do të fillojmë takime, që më pas të fillojmë me procesin e rindërtimit… Projekti do kohën e vetë… Juve të keni kurajo, ca nuk të vret të forcon”, ka thënë Rama.
Sakaq kryeministri ka pyetur edhe djalin e vogël të kësaj familje se si shkon me mësimet, i cili është përgjigjur se është me të gjitha 10-ta.
Sakaq më tej pak momente para se të ngrihej për tu larguar kryeministri ka gjuajtur djalin e vogël në bark me shuplakë, duke e ledhatuar.
Rama: Po me notat si je?
Djali: 10-ta
Rama: Po noj 9 nuk ke?
Djali: Jo fare…
Diskutime rreth kësaj post