Para jush është shfaqur një “Rorschach Test”, ajo që psikologët e quajnë “test projektues”. Ideja kryesore e testit është se kur një personi i shfaqet një imazh i paqartë ose i pakuptimtë, mendja do të punojë për t’i dhënë kuptim këtij imazhi që shfaqet. Duke i kërkuar audiencës të tregojë atë që shohin, ata në të vërtetë tregojnë shumë për veten e tyre dhe mënyrën si e projektojnë kuptimin në botën reale. Edhe ajo që keni parë në këtë foto, do të tregojë shumë për ju.
Çfarë shihni së pari?
ÇIFTI
Ju shqetësoheni shumë dhe gjithmonë përgatiteni për më të keqen. I mendoni shumë gjërat dhe shpeshherë shqetësoheni edhe për ata që nuk janë të rëndësishme, ose nuk shfaqin asnjëlloj problemi. Do të krijoni situata inekzistente në kokën tuaj, që për të cilën më vonë do të kuptoni se ishte thjesht humbje kohe dhe energjie, pasi asgjë nuk do të ndodhë.
SHPËRTHIMI
Keni nevojë që njerëzit e tjerë t’ju duan dhe t’ju vlerësojnë dhe keni tendencë për të qenë kritikë ndaj vetes. Ju keni shumë kapacitet të papërdorur që nuk e keni kthyer në avantazhin tuaj. Të disiplinuar dhe të kontrolluar nga ana sipërfaqësore, keni tendencë të jeni të shqetësuar dhe të pasigurt nga brenda. Ndonjëherë keni dyshime serioze nëse keni marrë vendimin e duhur apo keni bërë gjënë e duhur.
Testi psikologjik që ju paraqitëm më sipër është përgatitur nga “Italia Feed”.
Diskutime rreth kësaj post