Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Jonida Shehu ka zgjedhur t’i përgjigjet publikisht disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj në ‘Instagram’. Teksa nuk ka munguar humori nga vetë ajo, Jonida ka zbuluar profesionin në të cilin do të ishte duke punuar nëse do të mundte ta ndërronte karrierën dhe të niste diçka nga e para.
“Drejtësi”, ka shkruar Shehu në postimin në ‘Instastory’, duke treguar se e pëlqen shumë këtë degë.
Nuk dihet nëse moderatorja do e merrte iniciativën për ta nisur këtë profesion tani, megjithatë duket se ajo ndihet mjaft mirë edhe në fushën ku audienca është mësuar ta shohë prej vitesh, si gazetare.
Diskutime rreth kësaj post