Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të detajuar mbi mënyrën se si u menaxhua situata e koronavirusit nga qeveria shqiptare dhe se çfarë pasojash do ketë pandemia.
“Karantinën duhet ta kishte filluar që kur mori vesh që në Itali kishte filluar në masë të gjerë epidemia. Duhet të kishte bllokuar të gjithë rrugët për të ardhur në Shqipëri. Nuk e bëri!
Por duhet të jemi realist, pavarësisht nga defekti i parë, i cili mund të na kishte lënë të paprekur fare nga koronavirusi, karantina drastike që ndërmori e dha rezultatin e vet dhe dëmet nuk ishin të mëdha në funksion të shëndetit. Nuk dimë sa është dëmi ekonomik. Çështja qëndron sesi do kalkulohet dhe sa do jetë dëmi ekonomik dhe çfarë do ndodhë me remitancat. Prurjet e emigracionit dhe truizmit janë dy të ardhurat kryesore të ekonomisë shqiptare.
Dimë që remitancat kanë rënë, por nuk e dimë sa.
Sa i takon turizmit, mendohet se do ketë dëme, por ka dhe mendime të tjera që kapitali i madh shqiptar që i ka bërë pushimet verore jashtë, po kalojnë në hotelet shqiptare. Këta do ngrenë çmimet.
Megjithatë duhet ta shikojmë si do menaxhohet problemi i turizmit, sepse nuk është në dorë të kryeministrit cështja e remitancave.
A ka shenja që po tregohet i shkathet ose me skemë për turizmin? Deri tani nuk kemi parë gjë. Dimë që ka ende pengesa, por nuk dimë se çfarë do sjellë shpengimi paraprak i ditëve të fundit në lidhje me karantinën.
Prishja e karantinës për arsyet që i dimë nuk e dimë si do rezultojë, duhet ta shikojmë pas 10 ditësh. Në rast se kjo do përsëritet gjendja nuk mendoj se do jetë e lehtë. Por sipas të dhënave të mia nuk mund të ketë rreziqe të tilla sepse virusi është i zbutur.
Ditën e sotme kishim një rast, por shpërthimet kanë një jave që kanë filluar. Duhet 14 ditë që të japin rezultate në rast se kanë efekt epidemik. Duhet të presim. Shenjat janë që jo. Sipas mikrobiologëve virusi shqiptar është i dobët.
Karantinën e menaxhoi mirë, treçereku i Shqipërisë mbeti i paprekur. Dështoi në dy tre pika, por deri tani mund të themi se rezultatet janë pozitive”, shprehet Ngjela për RTV Ora.
Diskutime rreth kësaj post