Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ka zhvilluar një takim me prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Në fokus ka qenë forcimi i bashkëpunimit mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe strukturave të Policisë së Shtetit.
Kjo, me qëllimin e vetëm rritjen e kapaciteteve profesionale të strukturave të hetimit.
Nga të dy drejtuesit e institucioneve, u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i ndërveprimit institucional, në fazën hetimore, si dhe u theksua rëndësia e hapave konkretë që duhet të ndërmerren për rritjen e kapaciteteve profesionale të strukturave të hetimit.
Në këtë kuadër, do të maksimizohen mundësitë për bashkërendimin e masave që do të rrisin efikasitetin e hetimeve për një sërë veprash penale.
Gjatë takimit u ra dakord për rëndësinë e harmonizimit të prioriteteve në funksion të miradministrimit dhe përdorimit efikas të burimeve njerëzore dhe atyre teknike, duke synuar rritjen e forcës goditëse të organeve ligjzbatuese, ndaj fenomeneve kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Njoftim nga Prokuroria e Përgjithshme – Tiranë, më 16.11.2022
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në fokus rritja e kapaciteteve profesionale të strukturave të hetimit
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela zhvilloi ditën e sotme një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Në fokus të takimit ishte forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe strukturave të Policisë së Shtetit.
Nga të dy drejtuesit e institucioneve, u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i ndërveprimit institucional në fazën hetimore, ndërkohë që do të ndërmerren hapa konkretë për rritjen e kapaciteteve profesionale të strukturave të hetimit.
Në këtë kuadër, po shqyrtohen mundësitë për bashkërendimin e masave që do të rrisin efikasitetin dhe efektivitetin e hetimit për një sërë veprash penale.
Në takim u ra dakord për rëndësinë e harmonizimit të prioriteteve në funksion të mirëadministrimit dhe përdorimit efikas të burimeve njerëzore e teknike, duke synuar rritjen e impaktit të forcës goditëse të organeve ligjzbatuese ndaj fenomeneve kriminale që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.
Diskutime rreth kësaj post