Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta e 12 nëntorit do të jetë më e madhja që ka njohur ndonjëherë vendit.
Jashtë parlamentit, para gazetarëve, kreu i PD theksoi se qytetarët do të shprehin mllefet dhe urrejtjet që kanë ndaj qeverisë.
Sipas tij, kjo qeveri dhe ky regjim e ka bërë vendin për qytetarët të pajtueshëm.
“Fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët në datën 12 nëntor, që do të jetë revolta popullore e shqiptare kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata.
Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë, qytetarët do të shprehin mllefet dhe urrejtjet e tyre ndaj një regjimi që ja ka bërë vendin në të pajtueshëm. Ja ka tjetërsuar flamur atdhe dhe çdo gjë”, theksoi Berisha.
Diskutime rreth kësaj post